Stuttgart ka shënuar fitore si mysafir i Juventusit me rezultat 1-0 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët ishin më të mirë duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë me Ermedin Demirovic dhe Deniz Undav, por pa sukses.
Me të filluar pjesa e dytë, Undav kishte shënuar për 1-0, por që goli u anulua për një prekje të topit me dorë.
DENIZ UNDAV HAS GIVEN THEM THE LEAD AWAY VS JUVENTUS !!!!!!!!!!!!!!!!!! WHAT A GOAL !!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/8XfzhvU5Kh
— Gooner Raunak (@GoonerRaunak) October 22, 2024
Juventusi ishte aq dobët sa që gjuajtjen e parë në portë e kishte në minutën e 67-të, me Kenan Yildiz që gjuajti, por nuk arriti të shënojë.
Kapiteni i Juventusit, Danilo, u ndëshkua me dy karton të verdhë brenda një minute, ndërsa në të dytin shkaktoi penallti.
Mattia Perin që ishte spektakolar deri në ato momente priti edhe penalltinë, për të mbajtur Juventusin në lojë.
Por në kohën shtesë Enzo Millot asistoi te El Bilal Toure që shënoi për 1-0.
⚽️GOAL | Juventus 0-1 Stuttgart | El Bilal Toure
Juventus collapsed in the final momentspic.twitter.com/kaiu1uYCXt
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 22, 2024
Juventusi u mundua të bëjë diçka në minutat e mbetur, por pa arritur sukses.