Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

0 minutes, 46 seconds Read

Një aeroplan i tipit Boeing është dëmtuar rëndë, pasi motori i fluturakes “përpiu” veturën që transportonte valixhet derisa po lëvizte drejt aeroplanit.

Aeroplani Boeing 787 i aviokompanisë American Airlines kishte arritur në aeroportin O’Hare të Çikagos, pas një fluturimi tetë orësh nga aeroporti Heathrow i Londrës, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin momentin kur shoferi i transportuesit të valixheve lëviz drejt aeroplanit.

Kuti të shumta dhe valixhe që ishin në automjet fluturojnë – duke i “thithur” drejt motorit të ndezur të aeroplanit.

Një nga kutitë përfundon direkt në helikën e motorit, duke e bërë copa dhe bëri që fluturakja të pësojë dëmtime.

Për fat të mirë, asnjë nga pasagjerët që gjendeshin brenda fluturakes nuk është lënduar, kurse ekuipazhi bëri të ditur se incidenti ndodhi kur transportuesi i valixheve po lëvizte drejt helikës së aeroplanit. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme