Bajqinovci: Lajmet qendrore për 21 vite në RTK kanë qenë Thaçi, Isa, Kadria e Mustafa

0 minutes, 49 seconds Read

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar zhvillimin e ditës së sotme.

Ai ka ironizuar me deputetët e opozitës të cilët patë kritika për RTK-në për shkak të mos transmetimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Design Plus Carousel Ad

Bajqinovci ka thënë se lajmet qendrore për 21 vite në RTK kanë qenë Thaçi, Isa, Kadria e Mustafa.

Madje ai ka thënë se Filmat e deputetëve opozitar që shesin pallavra, nuk po funksionojnë më.

Postimi i plotë:

Opozita po bën shumë zhurmë duke folur për kapjen e RTK-së, por si kanë qenë lajmet qendrore për 21 vite?

Lajmi i parë: Hashim Thaçi

Lajmi i dytë: Hashim Thaçi

Lajmi i tretë: Isa Mustafa

Lajmi i katërt: Kadri Veseli

Lajmi i pestë: Ramushi

Lajmi i gjashtë,,,,,,,,,,,,

Kjo ka qenë përmbajtja kryesore e lajmeve qendrore të RTK-së për dy dekada. Filmat e deputetëve opozitar që shesin pallavra, nuk po funksionojnë më!/Indeksonline

Publikime te ngjashme