Kryetari i delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit deputeti i BeH, Sasha Magazinoviq është pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në “X” ka ndarë detaje nga takimi i tij me Kurtin në Prishtinë.
Gjatë takimit, ai ofroi mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se “të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”
Magazinoviq gjithashtu theksoi rëndësinë e ratifikimit nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës të marrëveshjes për lëvizje me letërnjoftim brenda rajonit, duke përmendur se të gjitha shtetet e tjera tashmë e kanë bërë këtë hap.
Ai nënvizoi se e ardhmja e përbashkët e rajonit qëndron në Bashkimin Evropian dhe se duhet të ketë bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë për të arritur këtë qëllim.
Pavarësisht qëndrimit aktual të Bosnjës dhe Hercegovinës për çështjen e njohjes së Kosovës, Magazinoviq bëri thirrje për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. /Telegrafi/
Susret u Prištini sa premijerom Kosova Albinom Kurtijem
🔴 Podrška članstvu Kosova u Vijeću Evrope – svi građani Kosova zaslužuju pristup Evropskom sudu za ljudska prava
🔴 BiH treba ratifikovati sporazum o kretanju sa ličnim kartama u regiji nakon što su to već učinile sve… pic.twitter.com/Ifhf9j9hlz
— Sasa Magazinovic (@SasaMagazinovic) October 10, 2024