Mimoza Kusari-Lila ishte protagonistja absolute e seancës së të enjtes në Kuvendin e Kosovës.
Një ditë pas publikimit të një audio-incizimi që dëshmon për bisedën e saj me Millan Radoiçiqin, kryeterroristin e veriut, Kusari-Lila është ballafaquar me kritika në kuvend.
Deputeti i pavarur Haki Abazi ia vendosi asaj një shirit me mbishkrimin “Danger” (Rrezik) në dhe përreth foltores në kuvend.
Në fund të seancës, ai i preu me një palë gërsherë shiritat që e rrethonin foltoren