Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka marrë pjesë në një tubim madhështor me mbi 200 bashkatdhetarë në Dyseldorf të Gjermanisë.
“Sot në Dyseldorf, në një tubim madhështor ku mbi 200 bashkatdhetarë u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre të palëkundur për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Mërgata jonë e fortë po dëshmon se zemra e saj rreh për Kosovën, dhe radhët po shtohen çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Bajqinovci.
Sipas tij, së bashku, të bashkuar dhe me plot energji, do ta vazhdojnë rrugëtimin drejt fitores së madhe më 9 shkurt 2025!
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme! Ky tubim u organizua nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, pika e Welbertit”, ka shkruar në fund deputeti Bajqinovci. /Ballkani.info/