Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei, në një paraqitje të rrallë publike, sot ka mbajtur një predikim në xhaminë Imam Khomeini Mosalla të Teheranit, raporton BBC.
Në pjesën e tij të parë të fjalimit, të cilin e mbajti në persisht, ai theksoi “unitetin” e myslimanëve në mbarë botën bazuar në parimet e librit të shenjtë islamik, Kuranit.
Ai tha se armiku i Iranit është i njëjtë me armikun e një shteti palestinez, Libanit dhe kombeve të tjera myslimane.
Ai tha se ajo që ata bënë ishte “ndëshkimi minimal” për Izraelin kundër “krimeve të tyre befasuese”.
Khamenei e quan Izraelin një regjim “vampirësh” dhe SHBA-në një “qen të tërbuar” në rajon. Ai thotë se Republika Islamike do të kryejë “çdo detyrë të lidhur” kundër Izraelit me “forcë dhe guxim”.
Ai thekson dy herë se Irani nuk do të “ngurrojë” dhe nuk do të “zvarritet” kur bëhet fjalë për Izraelin.
Sipas BBC, Mediat iraniane raportuan sot se do të mbajë një pjesë të fjalimit të tij në arabisht, duke iu drejtuar libanezëve dhe palestinezëve.
Fjalimi tij vjen tre ditë pasi Irani nisi një breshëri raketash kundër Izraelit në hakmarrje për vrasjet e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantit të IRGC (Gardës Revolucionare Islamike), Abbas Nilforoushan, si dhe atë të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik.
Hera e fundit që Khamenei mbajti lutjen e tij të së premtes ishte pak pasi gjenerali iranian Qasem Soleimani vdiq në një sulm me dron amerikan pranë aeroportit të Bagdadit në vitin 2020 dhe sulmi pasues i Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak. Hera e fundit para kësaj ishte në vitin 2012.