Zvicra shkon në Beograd me dy shqiptarë, Xhaka e Zeqiri luajnë në ndeshjen kundër Serbisë

0 minutes, 42 seconds Read

Dy shqiptarë janë në listën e kombëtarës së Zvicrës për ndeshjen kundër Serbisë.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt Beogradit më 12 tetor.

Design Plus Carousel Ad

Selektori Murat Yakin, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje të nxehtë.

Përballjet mes helvetikëve dhe serbëve janë çdoherë të nxehta shkaku i futbollistëve shqiptarë, për arsye historike.

Në vitin 2022, në Kupën e Botës në Katar, Granit Xhaka ishte i përfshirë në incident shkaku i provokimeve dhe sulmit nga ana e ekipit serb.

Derisa në vitin 2018 po në Kupën e Botës, veçse atëherë në Rusi, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ishin ata që e mposhtën Serbinë me golat e tyre.

Publikime te ngjashme