Shqipëri: 24 deputetë opozitarë përjashtohen përkohësisht nga Kuvendi për djegien e karrigeve

0 minutes, 41 seconds Read

Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë ka thënë të mërkurën vonë se i ka përjashtuar përkohësisht 24 deputetë të opozitës nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak se dogjën karrige para ndërtesës së institucionit dy ditë më parë.

Sekretariati vendosi që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati – të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare.

Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Vendim hyn në fuqi prej ditës së enjte, 3 tetor, kur do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme