Ky është momenti kur armata ruse bombardon ushtarët e saj me dronë, derisa po tentonin të dorëzoheshin tek ukrainasit.
Pamjet e filmuara nga ajri, shfaq një grup prej shtatë ushtarëve që po mbanin duart e ngritura larg dhe po dilnin nga istikamet ku ishin fshehur.
Ata kishin avancuar në territorin që është nën kontrollin e ukrainasve, por një grup prej tyre vendosi të dorëzohet nga frika se mund ta pësojnë me jetë.
https://twitter.com/UkraineNewsLive/status/1840079979163287847
Por duket se komandantët e Putinit nuk ishin të gatshëm t’i lënë ushtarët të ikin, që me gjasë ishin detyruar dhunshëm të luftojnë, dhe të futen në pjesën që kontrollohej nga ukrainasit.
Videoja e postuar nga forcat ukrainase, shfaq dronët kamikaz që shpërthejnë – duke vrarë të paktën njërin prej tyre që po tentonte të ikte.
Mbetet e paqartë nëse bombardimi ishte i qëllimshëm, por krime të ngjashme të luftës nga ana ruse janë dokumentuar edhe më herët. Snajperistët e Kremlinit qëllonin ushtarët rusë që dezertonin.