Ushtria izraelite thotë se ka goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë 12 orëve të fundit, përfshirë lansues raketash që ishin vendosur në drejtim të Izraelit.
Vala e fundit e sulmeve vjen pasi Izraeli vrau 33 persona dhe plagosur 195 tjerë gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar ministria libaneze e Shëndetësisë.
11 tjerë u vranë dhe 108 tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite gjatë të premtes, transmeton Telegrafi.
E nga ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se më shumë se 1 mijë persona janë vrarë dhe më shumë se 6 tjerë janë plagosur, si rezultat i sulmeve izraelite të kryera në dy javët e fundit.
Në këtë shifër me gjasë përfshihen edhe ata në sulmet me radiolidhje dhe me pejxherë – pavarësisht se Izraeli mohoi përfshirjen në këto sulme.
Nasser Yassin, ministri libaneze për koordinimin e krizave tha se një milion libanezë janë zhvendosur si pasojë e sulmeve.