Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur kërkesën e tij për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit në takimin e djeshëm në New York me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Përëndimor, Alexander Kasanof dhe Emisarin e BE’së për dialog, Mirosllav Lajçak.
Kurti ka thënë nënshkrimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshje, është mjet i domosdoshëm për progres.
Kërkesën për nënshkrim të marrëveshjes, Kurti e kishte paraqitur edhe gjatë takimit me Kryediplomatin e BE’së, Josep Borrell, në qershor të këtij viti.
“Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në platformën “X” dje pas takimit.
Përveç dialogut, ata kanë diskutuar edhe për Procesin e Berlinit.
Bisedat me O’Brien, Kasanof dhe Lajçak, Kurti i ka quajtur sot produktive.
It was a pleasure to meet with Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR), joined by EU Special Representative @MiroslavLajcak. We discussed the ongoing dialogue as well as regional cooperation ahead of the 10th anniversary of the Berlin process. During our conversation, I… pic.twitter.com/N6HFkTFlZW
— Albin Kurti (@albinkurti) September 27, 2024