Erdogan kërkon që Turqia të jetë pjesë e përhershme e Këshillit të Sigurimit

0 minutes, 38 seconds Read

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur dëshirën që vendi i tij të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Si Turqi po përpiqemi për t’u bërë anëtarë të përhershëm, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, tha ai nga Stambolli.

Design Plus Carousel Ad

Erdogan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Turqisë.

Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme.

 

Publikime te ngjashme