Forcat Ajrore të Ukrainës pasqyrojne me video fuqine e sistemit mbrojtjes kundërajror Skynex që e morren nga Gjermania

0 minutes, 45 seconds Read

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë kryer stërvitjet që përfshinin sistemin e mbrojtjes kundërajrore Skynex, që u është dhënë ukrainasve nga Gjermania.

Stërvitjet përfshin objektiva të ndryshme, kurse në videon e publikuar më poshtë shihet sistemi duke u mbushur, shënjesteruar dhe gjuajtur në drejtim të objektivit, transmeton Telegrafi.

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore Skynex është zhvilluar nga kompania gjermane Rheinmetall, që u prezantua për herë të parë në vitin 2021.

Sistemi ka katër mitraloza 35 mm, qendrën komanduese, sistemin e radarit që detekton dhe shënjestron objektivat në ajër.

Në fund të majit të këtij viti, qeveria gjermane njoftoi dërgimin e një ndihme tjetër ushtarake në Ukrainë.

Në këtë paketë përfshihej sistemi i mbrojtjes kundërajrore Skynex, që po konsiderohet si armë e fuqishme për dronë dhe aeroplanët rusë që vazhdimisht sulmojnë qytetet ukrainase./Telegrafi

Publikime te ngjashme