Petkoviq akuzon zëdhënësin e BE-së, Peter Stano se po e njeh Kosovën

1 minute, 4 seconds Read

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano se “po e njeh Kosovën”, duke i reaguar në statusin që zyrtari evropian e bëri për përvjetorin e sulmit në Banjskë. Petkoviq u ankua se zyrtari evropian publikoi flamurin e Kosovës në shkrimin e tij.

Petkoviq ka shkruar të martën në rrjetin social X se Stano po e tejkalon mandatin e tij, duke u shprehur se “nëse ai ka ndryshuar punëdhënës, duhet të tregojë”.

“Kush e autorizoi zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, për të shkelur neutralitetin e statusit të BE-së, duke e njohur të ashtuquajturën Kosovë. Në emër të kujt flet Stano dhe pse e tejkalon mandatin e tij kur 5 shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë në Kosovë. Nëse ai ka ndryshuar punëdhënës, duhet ta thotë këtë qartë”, ka thënë Petkoviq.

Publikime te ngjashme