Dubois paralajmëron kundërshtarët e radhës pas nokautit të Joshuas: “Zoti më bekoi, jam një gladiator, jam një..”

1 minute, 1 second Read

Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin IBF në peshat e rënda, duke mposhtur Anthony Joshuan me nokaut.

Dynamite nuk ishte favorit për këtë takim, por ia doli ta shkatërronte AJ-n.

Dubois ka thënë pas duelit se ishte parë si jo-favorit, por që kjo gjë i ndodhi edhe në dy luftërat e fundit.

“A nuk jeni të mahnitur, a kërkonit spektakël?”, ishin fjalët e para të boksierit drejtuar të pranishmëve në sallë.

“Po është e vërtetë se unë jam parë si jo-favorit për këtë luftë, mirëpo ja dola t’i hesht kritikët”.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Jam mirënjohës që jam në këtë pozicion. Zoti më bekoi”.

“Jam një gladiator, jam një luftëtar deri në fund. Unë dua të shkoj në potencialin tim të lartë në këtë lojë”

“Unë kam qenë një slit në ruletë. Kjo është koha ime. Nuk do të ndalem derisa të kem arritur potencialin tim të plotë”.

“Kam punuar shumë për këtë moment dhe ia dola ta dëshmojë edhe njëherë se çfarë mund të bëjë”, ka shtuar më tej Dubois.

Publikime te ngjashme