Tyson Fury ka folur për Sky Sports përpara ndeshjes së sotme mes Anthony Joshuas dhe Daniel Dubois, për të cilën do të jetë në afërsi të ringut.
AJ dhe Dynamite do të luftojnë për titullin kampion në IBF, që aktualisht është nën pronësi të këtij të fundit.
Gypsy King ka thënë se kjo përballje do të përfundojë me nokaut, ndërsa nuk ka treguar fituesin.
“Unë mendoj se është një ndeshje e shkëlqyer dhe mendoj se dikush do të nokautohet”, ka deklaruar Fury.
Për përgatitjet e tij për luftën e tij me Usykun në dhjetor, ai shton: “Nuk kam filluar ende stërvitjet, stërvitem çdo ditë për trupin tim, por nuk kam filluar kampin stërvitor”.
“Unë nuk do ta bëj këtë derisa të jem rreth gjashtë javë jashtë. Ne jemi 13 javë nga sot”, shtoi më tej Gypsy King.
Fury e ka pësuar humbjen e parë nga Usyk, ndërsa në dhjetor përballen në një revansh, përderisa fituesin do të përballet me atë që triumfon sonte mes Joshuas dhe Dubois./Telegrafi