Juventus dhe Napoli kanë luajtur baras pa gola me rezultat 0-0 në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë ishte mjaft e baraspeshuar me ‘Zonjën e Vjetër’ që kishte një përqindje më të lartë të posedimit të topit, por që munguan rastet konkrete për gol.
Në pjesën e dytë Juventusi u fut furishëm duke mos ia lejuar Napolit që të ndihet komod me topin në këmbë për shkak të presionit të lartë të ushtruar.
Përkundër disa tentimeve të lojtarëve si Kenan Yildiz dhe Teun Koopmeiners që patën një paraqitje mjaft pozitive, të besuarit e Thiago Mottës nuk ia dolën që të zhbllokojnë rezultatin.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu Juventusi mori barazimin e tretë këtë sezon në Serie A.
Pas javës së pestë Juventusi tashmë numëron nëntë pikë të grumbulluara dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Napoli ka dhjetë sosh dhe mban pozitën e dytë.
Javën e ardhshme ‘Bianconerët’ do të luajnë në udhëtim ndaj Genoas ndërsa Napoli do të jetë nikoqir i Monzas./Telegrafi