Izraeli nis sulme të reja ndaj Libanit pas zbulimit të planeve për një tjetër goditje nga Hezbollahu

1 minute, 11 seconds Read

Izraeli tha se po “godet gjerësisht” Libanin jugor, pasi zbuloi planet për një sulm me raketa të Hezbollahut në territorin e tij.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA raportoi se më shumë se 50 sulme ajrore ndodhën në pjesë të shumta të Libanit jugor në më pak se 40 minuta.

Bëhet e ditur se aeroplanët shënjestruan qytete në pjesën perëndimore të vendit, duke përfshirë Tir Harfa, Shihin, Al-Jibeen, Zibqin dhe Al-Duhayra, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, admirali Daniel Hagari, tha se dhjetëra avionë luftarakë izraelitë po godasin raketat që sipas ushtrisë do të përdoreshin në sulm nga Hezbollahu.

“Në përgjithësi, sot kemi goditur afërsisht 400 raketa lëshimi të Hezbollahut”, tha Hagari gjatë një konference për shtyp.

“Izraeli po godet duke hequr gjithnjë e më shumë aftësitë e Hezbollahut dhe duke eliminuar komandatët e terroristët”, shtoi ai.

https://twitter.com/MeghUpdates/status/1837546953690751343

Hagari tha se IDF-ja goditi lagjen Dahiyeh të Bejrutit, duke vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil dhe 15 komandantë të tjerë që po komplotonin për të goditur Izraelin.

“Ata u takuan për të planifikuar sulme terroriste dhe infiltrim në territorin e Izraelit. Por ne e dinim se ku ishin dhe i dolëm përpara me një operacion të saktë dhe të fuqishëm”, tha Hagari./Telegrafi

Publikime te ngjashme