Aktor i njohur Agan Asllani, në një postim të fundit në Facebook, ka ndarë qëndrimin e tij të qartë dhe të fortë në mbrojtje të vlerave tradicionale të familjes. Ai e thekson se nuk pranon terminologjinë moderne të prindërimit si “Prindi 1” apo “Prindi 2”, duke deklaruar: “Unë nuk jam Prindi 1, unë jam Babai i Omerit, i Mjaltës edhe i Aliut. Gruaja ime nuk është Prindi 1, ose 2, por është NËNA e fëmijëve tanë.”
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime të gjera mbi çështjen e terminologjisë së prindërimit dhe konceptit të familjes tradicionale. Shumë ndjekës e përkrahën Asllanin për qëndrimin e tij, duke e vlerësuar mbrojtjen e rolit të babait dhe nënës brenda familjes si një institucion i shenjtë.
Nga ana tjetër, disa kritikë e shohin këtë qëndrim si një refuzim të qasjeve më moderne për familjen dhe prindërimin, që synojnë të jenë më gjithëpërfshirëse dhe të barabarta. Megjithatë, Asllani e përfundon mesazhin e tij me një thirrje të fuqishme, duke deklaruar se familja është një vlerë për të cilën ai dhe gruaja e tij janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së saj me çdo kusht.
Temat për prindin 1 dhe 2 kanë gjeneruar një debat të rëndësishëm dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut në Kosovë, madje shpesh herë edhe me ironi.
Më poshte e keni postimin e aktorit Asllani: