Vuçiç kërcënoi Kosovën me luftë, Burimi: “Më habit heshtja e Ramës, duhet të thërriste ambasadorin e Serbisë”

1 minute, 7 seconds Read

Analisti Genc Burimi ka folur lidhur me kërcënimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës. Ai tha se diskursi i përdorur nga kreu i shtetit serb është i ngjashëm me atë të Rusisë.

Burimi u shpreh se Vuçiq është duke sulmuar qëllimisht Kosovën dhe kryeministrin e saj Kurtin.

Sipas analistit, është e pakuptimtë dhe e habitshme heshtja Ramës pas kërcënimeve serbe për Kosovën, teksa shtoi se kryeministri duhet të kishte thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i kërkuar llogari.

“Diskursi i Serbisë është si në Rusi. Kosova të pranojë krijimin e asosciacionit, ky është plani i parë i Vuçiqit që të sanksionohet dhe të bëhet shkëputja e veriut të Kosovës. Vuçiq e ka në krye të agjendës Kosovën.

Të mos thërrasë Shqipëria ambasadorin e Serbisë, është e çuditshme. Shqipëria duhet të interesohet për shqiptarët e Kosovës. Kjo heshtje e Ramës, si mund të flasë Rama për integrimin kur nuk flet për Kosovën.

Në Bruksel duhet të shkonte Rama dhe t’u thoshte evropianëve, e kuptuat ju atë që kuptova unë? Rama të marrë iniciativë për njohjen e Kosovës, më habit heshtja e Ramës”, tha Burimi.

Publikime te ngjashme