Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se kryeministri Albin Kurti lejen për testimin e Urës së Ibrit e ka marrë nga KFOR-i.
Haziri ka bërë një varg akuzash ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, duke thënë se ka agjenda të fshehura politike.
”Ne e kemi hapur urën për qarkullim të njerëzve, ka mbetur në proces të hapat për vetura. Zoti Kurti askund nuk e përmend se ne po bëjmë testin për qarkullim”, tha Haziri.
Ai tutje ka shtuar se Urën e Ibrit “në vitin 2018 LDK-ja e ka vu në funksion. Qarkullimi i njerëzve është pjesë e marrëveshjes”.
Haziri tha se Kurti ka agjendë të fshehur politike dhe se e ka ideologjinë më me prioritet se shtetin.
”Zoti Kurti e ka ideologjinë më prioritet se shtetin, republikën familjen. Njerëz që kanë agjenda të fshehura politike nuk zgjedhin metoda me realizu agjendën. Gjithçka që i shkon për shtati agjendës së tij është në funksion”, tha Haziri.
Ai tha se Kurti ia dha ”pokrainen” Kosovës.
”Ka shku në Ohër si kryeministër me asetet e shtetit me përcjellje të shtetit, ia ka sjellë Kosovës ‘pokrainen’ mrena dhe thotë, po në kuadër të pakos”, tha Haiziri, për RTV21.
Sipas Hazirit, Albin Kurti opozitar ka një dallim të madh me Kurtin kryeministër.
Haziri ka kritikar për Kurtin duke thënë se ka dështuar duke i mbuluar dështimet me tema të ndryshme.
”Kur njerëzve ua humb shpresën quhet dëshpërim, dëshpërim në të gjitha sektorët. Ky ka dështuar”, tha Haziri.
Ai tha se gjatë kësaj Qeverie në Kosovë nuk ka frymë të dialogut.
”Dialog politik në Kosovë nuk ka. Nuk ka kulturë dialogu”, tha Haziri, teksa shtoi se nuk ka as dialog social.
Duke kritikuar kryeministrin, Haziri tha se “Kurti e kundërshton opozitën, del në Kuvend kur dëshiron”.