Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Serbisë janë të arsyeshme.
Kurti, sot është pyetur për masave të propozuara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilat tha se së pari duhet folur për tri kushtet që i ka propozuar ai për Serbinë, e që sipas tij janë paqësore e racionale.
“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Brnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, u shpreh Kurti.
Kërkesat e Kurtit, profesori amerikan Daniel Serwer tha se janë të arsyeshme.
“Dy prej tyre kërkojnë vetëm një nënshkrim. E para kërkon dorëzimin e një krimineli, të paktën disa nga krimet e të cilit (të pranuara nga vetë ai) janë kryer brenda Kosovës. Të gjitha këto kërkesa do të kërkonin që Aleksandar Vuçiq të pranonte sovranitetin e Kosovës. Ai nuk do t’i pranojë këto”, ka shkruar Serwer në “X”.