Gjatë ditës së sotme qarkulloi lajmi në media vendore se producenti, Meriton Mjekiqi është aksidentuar rëndë në autostradë dhe se ka mbetur i bllokuar për një orë në makinë.
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksidentin e raportuar në media, ku tha se ishin bashkë në makinë me Mjekiqin dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Pra, sipas tij Meriton Mjekiqi aktualisht po trajtohet pas aksidentit dhe se gjendja e tij është e mirë./GazetaSinjali