Një video që po qarkullon në rrjete sociale është bërë virale. Në të shihet dhe dëgjohet një grua që flet shqip me pasion të madh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ajo ka lënë të kuptohet se jeton në Austri dhe e voton Vetëvendosjen.
“Na pi atjehit ia çojmë votat, edhe nesër masnestri me ardhë koha për me konë votat, na, krejt familja, me dhondurë e me krejt, na desim për Albinin” – dëgjohet duke thënë zonja në videon që ka nxitur shumë reagime.
“Albini, njeri ma inteligjent. Një kryeministër që e keni ju, nëse dini me rujtë, Kosova ka mu bo ndaq Zvicër…” – shtoi ajo, edhe pse duket se videoja ishte prerë në gjysmë të fjalisë.
Zonja nuk u ndal me kaq. Ajo pati edhe njëfarë kërcënimi të përgjithshëm për këdo që guxon t’ia shajë kryeministrin.
“Mu me ma shajtë dikush Albinin n’Austri, unë jam n’gjendje… e shti n’tokë për s’gjalli” – tha ajo.