“Putin të ha për drekë”. Kamala në sulm e Trump në mbrojtje gjatë duelit televiziv

2 minutes, 29 seconds Read

Nisi me një shtrëngim të rrallë duarsh, po tonet u nxehën shpejt në debatin luftarak presidencial në SHBA, ku demokratja Kamala Harris detyroi Donald Trump-in të kalonte në pozicion mbrojtës. Ish-prokurorja 59-vjeçare e kontrolloi debatin që prej fillimit, duke lëshuar një seri sulmesh kundër ish-presidentit, mbi aftësitë e tij për të udhëhequr, mbështetjen për kufizimet ndaj abortit dhe proceset e shumta ligjore.

“Putin të ha për drekë”. Kamala në sulm e Trump

U duk se ja doli në strategjinë për të zemëruar dhe nxjerrë rivalin jashtë binarëve, i cili rrëshqiti në një sërë deklaratash të pavërteta.

“Mund të shohim gjatë tubimeve të tij se flet për personazhe fiktive si Hannibal Lecter. Për mullinjtë e erës që shkaktojnë kancer, dhe do të vësh re se njerëzit largohen nga tubimet e tij, pasi lodhen dhe mërziten”, tha Kamala Harris, shkruan A2 CNN. “Njerëzit nuk largohen nga tubimet e mia. Ne kemi tubimet më të mëdha, më të jashtëzakonshme në historinë e politikës”, tha Trump.

Ish-presidenti ju referua më pas një pretendimi të rremë mbi emigrantët që hanë qen e mace në Springfield, Ohio, i cili ka qarkulluar në rrjetet sociale, duke nxitur të qeshurat e Harris.

Kandidatët u përplasën për një sërë çështjesh, përfshirë emigracionin, ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme. Harris e vuri theksin tek miqësia e Trump me autokratët, ndërsa republikani u zotua ti jepte fund luftërave dhe akuzoi rivalen se urrente kryeministrin izraelit Netanyahu.

“Putin të ha për drekë”. Kamala në sulm e Trump

“Nëse Trump do të ishte president, Putin do të ishte i ulur në Kiev aktualisht. Përse nuk u thua polako-amerikaneve këtë në Pensilvani, se sa shpejt do të hiqje dorë për hir të një favori, dhe se çfarë mendojnë për miqësinë me atë që njihet si diktator e do të të hante për drekë”, i tha Harris. “Ajo e urren Izraelin. As nuk u takua me Netanyahu-n kur ai erdhi në Kongres për një fjalim të rëndësishëm”, tha Trump.

Harris kritikoi rivalin lidhur me synimet për të vendosura taksa ndaj importeve të huaja ndërsa Trump e fajësoi atë për inflacionin e lartë. Nuk munguan as sulmet personale, me Harris që përmendi akuzat e shumta kriminale ndaj Trump dhe tha se liderët botërorë talleshin me të.

“Putin të ha për drekë”. Kamala në sulm e Trump

Në një fitore të rëndësishme të fushatës demokrate, ylli i popit Taylor Sëift, u tha pas debatit 283 milionë mbështetësve të saj në Instagram të mbështesin Harris. Platforma e analizës së tregjeve online, PredictIt’s 2024 tregoi se gjasat e Trump për fitore ranë gjatë debatit, nga 57 në 52%. Mbështetja për Kamal-n u rrit në 55% nga 53%. Në një sinjal të sigurisë për rezultatin e debatit, fushata e Harris sfidoi Trump me një raund të dytë në muajin tetor.

Publikime te ngjashme