Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar Veton Elshani nga Policia në Veri.
Në media po raportohet se ai u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti.
I pyetur për këtë, Elshani vetëm është përgjigjur “ka fishkëllu”, pa treguar ndaj kujt.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit.