Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Carralevë mes autobusit dhe kamionit, intervenojnë zjarrfikësit

0 minutes, 53 seconds Read

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Prizren, saktësisht në Carralevë.

Si shkak i përplasjes që ndodhi në mes një autobusi dhe një kamioni janë lënduar së paku tre persona.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku  në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus  dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë”, tha Bytyqi.

Tutje ai tha se me të marrë informatën në vendin  e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat janë marrë me rastin.

Ndërsa Bytyqi bëri të ditur pasi që autobusi është rrotulluar në krahë në këtë rast është dashur edhe intervenimi i zjarrfikësve, për t’i nxjerrë pasagjerët.

Publikime te ngjashme