Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

1 minute, 8 seconds Read

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të ketë mot të vranët dhe me shi.

IHK njofton se reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Ndërkaq, pas njoftimit se sot gjatë gjithë ditës priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të dhe shkarkime rrufesh si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave Komuna e Prishtinës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.

Komuna kërkon nga qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq.

“Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja. Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj”, thuhet tutje.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje.

Në rast nevoje  kontaktoni pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të #Kryeqytetit në numrat:

080012233

080012244

Dhe në numrat:

193 Zjarrfikësit

192 Policia

194 Shërbimi Mjekësor Emergjent. /Telegrafi

Publikime te ngjashme