KB Prishtina është skuadra e parë finaliste e Superkupës së Kosovës në Basketboll.
Klubi kryeqytetas ka mposhtur në gjysmëfinale skuadrën e KB Pejës me rezultat 91-80.
Më i dalluari te Prishtina ishte Rashad Williams, i cili realizoi 24 pikë në këtë ndeshje.
Kësisoj, Prishtina pren e para biletën për finale, teksa atje do të presë fituesin e duelit KB Trepça – KB Ylli.
Dueli i dytë gjysmëfinal zhvillohet sot nga ora 20:00 në “Sezai Surroi” në Prizren, aty ku është vendosur që të mbahet Superkupa për këtë vit./GazetaSinjaliSport