Djali i Adem Jashari, Lulzimi, është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Kështu ka bërë të ditur kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci, por pa dhënë detaje tjera.
“Pas lajmit se ti u shtrove në Klinikën e Kardiologjisë, pres të jesh më i fortë. Lul, shërim të shpejtë. Nuk besoj që ta lë shej ty kjo. Të shkuara!”, kaq ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.