Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se gjersa ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalë nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusi.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Rr. Filip Vishnjiq, Mitrovicë/05.09.2024-22:05 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalë nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore. /Telegrafi