Ish-pjesëtari i UDB-së, Mehmet Loci ka thënë se ka ushtruar dhunë vetëm njëherë gjatë karrierës së tij, si pjesëtar i shërbimet sekret serb.
Loci ka thënë se ai e kishte lutur për dy orë të dëmtuarin N.M që të tregonte detaje rreth ngjarjes që ia kishte treguar më parë, por i njëjti nuk kishte pranuar të flasë. Kësisoj Loci ka thënë se është detyruar të përdor dhunë.
“Në vitin 1981 gjatë bisedave spastruese, po bisedoja unë me një koleg tjetër me N.M, arsimtar i historisë dhe gjeografisë në një shkolle fillore në Gllogjan. Mes të tjerave gjatë bisedës më drejtohet: Po të lutem Mehmet mos mundo disa të tjerë kështu si unë. Unë i thash se çfarë po të mundoj fol se çfarë ke dhe ai më tha unë skam çfarë të flas, merre gruan teme dhe hoxhën sepse ata e dijnë se ku janë fshehur materiali Jusuf Gërvallës. E kam lutur për dy orë të më tregonte dhe të mos e përmendte më hoxhën edhe gruan e tij dhe pas dy orësh i kam ra”, ka thënë Mehmet Loci në rrëfimin e tij në Debat Plus.
Po ashtu Loci ka thënë se nuk mund të ndjehet fajtor nëse ka qenë prezent derisa kolegët e tij kishin ushtruar dhunë dhe nuk ka mundur t’i ndalte.