Imer Imeri po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Ai pohoi se ishte takuar me Thaçin dhe se me të kishin biseduar për këtë çështje.
“Po, e kam pyet. Tha se nuk e ka ditë. Ka thënë më vjen keq”, tha Imeri, duke e përshkruar kështu një takim “në fund të vitit 2016, në fillim të vitit 2017”.
Ai tha se Thaçi ishte i vetmi që kërkoi që këto raste të zbulohen.
“I vetmi Hashim Thaçi ka kërku në media që të zbulohen këto raste, vrasjet e LDK-së dhe e ka thirrë prokurorin e përgjithshëm në atë kohë dhe ai u deklaru”, tha Imeri.
Ai tha se nuk është kontaktuar nga ndokush tjetër nga UÇK-ja për rastin e tij pas luftës, ndërsa u përgjigjej pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, Maria Radziejowska.