Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale, tatimi në pagë është ulur për 6.8 euro. Për këtë ka reaguar Berat Rukiqi nga LDK.
Ai ka thënë se më këtë rritje nuk përfiton asgjë kategoria e pagës minimale, pra pagat deri në 250 euro dhe asnjë kategori e pagave.
Rukiqi ka bërë një kalkulim:
“Për të llogaritur pagën e re efektive duke marrë parasysh rritjen e pagës dhe normën e inflacionit, ndiqni këto hapa:
1. Paga Fillestare: 250€
2. Rritja e Pagës: 6.8€
3. Paga e Re pa rritje çmimesh: 250 + 6.8 = 256.8€
Kur e përfshijmë rritjen e çmimeve, rreth 26.5%, gjatë tri viteve të kësaj qeveri
4. Norma e Inflacionit: 26.5%
5. Përfshrja e inflacionit në pagë: 256.8 – 26.5% = 265.8-68.05
6. Paga Reale Pas Inflacionit: 265.8-68.05 = 188.75€”
Ai ka thënë se pas rritjes së pagës dhe me përfshirje të inflacionit, paga do të jetë 188.75 euro.
Rukiqi ka shtuar se kjo është varfërim.
“Pra, pas rritjes së pagës dhe me përfshirje të inflacionit, paga efektive për këtë kategori do të jetë 188.75€. Kjo nuk është rritje, kjo është varfërim. Kaq për rezultatet e kësaj qeverisje.”