Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas një statistike që Kosova gjendet e dyta në listen e vendeve me të varëfra në Evropë pas Ukrainës.
Matoshi shkroi se Kosova ngreh me lartë larjen në Ujaman dhe “mësynë nji urë që nuk t’çon askund”, ndërsa është njërsa ndër të parët në Evropë për varfëri.
“Kosova vs shpresa, 2024 1.Me rritjen e nacionalizmit etnik rritet vorrfnia, mjerimi social, psikopatologjia shoqnore. 2.Me rritjen e popullizmit me finesa fashiste, rritet besimi në dogma e liderë sehirbaza; rritet religjioni dhe besimi në magji! Rriten çmimet! 3. Ulet solidarësia qytetare, ulen deri në zbehje miqësitë dhe aleancat, kuotat arsimore (PISA), respekti për dijen e dijetarët; ulet cilësia e jetës dhe nderi e integriteti personal. Ulet vetrespekti. P.S. Kosova nacionaliste nget me u la n’Ujman dhe mësynë nji urë që nuk t’çon askund, porse âsht e para në Europën gjeografike për nga vorrfinia (Ukraina âsht në luftë!?);”, shkruan Matoshi.