Hoxha biznesmen Elvis Naçi do të rikthejë sërish në ekran këtë sezon telviziv emisionin e tij “Shqiptarët për shqiptarët”.
Sipas mediave, ky emision do të transmetohet çdo të premte në ekranin e Top Channel. Ndërkohë, mësohet se moderimi i emisionit i është basuar moderatores Kiara Tito, e cila do të jetë në krah të Elvis Naçit.
Muajt e fundit moderatorja ka qenë e përkushtuar tek familja dhe vajza e saj Luna, teksa herën e fundit që e kemi parë Kiarën në ekran ka qenë me “Fan Club- DWTS”.
Nuk dihen detajet nëse emisioni do të jetë i Top Channel apo i Elvis Nacit dhe shuma se sa mund ta ketë blerë të orarin televiziv në një televizion kombëtar, nëse është kjo e dyta.
Elvis Naçi përveç se si hoxhë, njihet edhe si një person që bën biznes në emër të fesë