Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se motivi ishin problemet familjare

1 minute, 12 seconds Read

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të martën në Prishtinë, ku i vdekur ka mbetur një burrë.

E dyshuara 56-vjeçare është dorëzuar menjëherë në polici.

Design Plus Carousel Ad

Lidhur me këtë vrasje nga Prokuroria Themelore kanë dhënë detaje.

Në një përgjigje për Telegrafin nga Prokuroria kanë thënë se motivi i vrasjes dyshohet të jenë problemet familjare.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë iu njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ne bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kanë marrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeçe) është dërguar në mbajtje, për shkak të veprës penale “Vrasja e rënde”, sipas KPRK-se, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes së veprës penale.

Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, pranë gjykatës kompetente./Telegrafi

Publikime te ngjashme