Vrasja e dyfishtë në Velipojë, pamje nga momenti i nisjes së ngatërresës mes grupeve (Video)

0 minutes, 44 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Velipojës në Shkodër, ku dy vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli, kanë qëlluar me armë zjarri Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç.

Por konflikti mes tyre duket se e ka zanafillën me herët, që në 28 qershor të këtij viti.

Euronews Albania ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në biznesin e familjes Frrokaj, që tregojnë momentin e nisjes së përplasjes mes njërit prej viktimave, Ersild Ishmit dhe dy vëllezërve Frrokaj.

Pamjet tregojnë disa persona të cilët debatojnë dhe më pas nis edhe përleshja fizike mes tyre.

Po ashtu në atë moment gjatë konfliktit është nxjerrë edhe një armë tip pistoletë, të cilën më pas e ka sekuestruar Policia pasi ka ndërhyrë./euronews.al

 

Publikime te ngjashme