Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë, ku një 64-vjeçare ka humbur jetën.
Në momentin e goditjes, ata po qëndronin nën një lis, sipas Klan Kosovës, që ka publikuar disa fotografi.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i tha Gazetës Express se 64-vjeçarja vdiq në emergjencën e spitalit në këtë komunë.