Prokuroria në Ferizaj e ka konfirmuar se i vrari në dasmën në fshatin Bibaj të Ferizajt është një 89 vjeçar.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu ka thënë se i vrari është i lindur në vitin 1935. Sipas saj, i dyshuari për vrasjen, një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë.
Motivet ende nuk dihen”, tha Baftiu.
Qazim Reka, zëvendësdrejtor i Policisë në rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se zyrtari policor i cili dyshohet se e kreu vrasjen në dasmën në Bibaj të Ferizajt është arrestuar.
Bëhet fjalë për zyrtarin policor Festim Ramadani..
Për të dyshuarin sonte ka shkruar Kenan Gashi, një aktivist i njohur i shoqërisë civile në Ferizaj.
“Festimi, një polic i Stacionit të Ferizajt, është i njohur për sjelljen e tij huligane dhe të paedukuar. Si zyrtar policor, ai ka qenë objekt i shumë ankesave nga qytetarët për veprimet e tij të papranueshme.
Personalisht, kam ngritur shqetësime dhe kam iniciuar një rast ndaj këtij polici për veprimet e tij të pahijshme. Fatkeqësisht, raste si ky nuk janë të izoluara. Ka edhe shumë të tjerë në Policinë e Kosovës që veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, dhe kjo është një shqetësim i madh për sigurinë publike. Policia e Kosovës duhet të veprojë urgjentisht për të shqyrtuar situatën e zyrtarëve të saj dhe të analizojë me kujdes gjendjen e tyre të brendshme. Është e domosdoshme që rastet e sjelljes së papërshtatshme të trajtohen me seriozitetin e duhur, për të parandaluar abuzimet nga ana e atyre që janë thirrur për të mbajtur rendin dhe sigurinë”, ka shkruar Gashi./Ballkani.info