Basha i VV-së i gëzohet qëndrimit të deputetes britanike për urën, fyen deputetët e opozitës: Pakurrizorë

0 minutes, 52 seconds Read

Deputeti i VV-së, Dimal Basha nuk ndalet se kritikuari opozitë.

Ndonëse të gjitha partitë opozitare janë shprehur pro hapjes se urës mbi lumin Ibër, ai kërkon më shumë mbështetje nga opozita.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Derisa është shprehur i kënaqur me deputeten britanike Alicia Kearns, e cila është shprehur pro hapjes së urës, ai nuk i ka kursyer as fyerjet ndaj deputetëve të opozitës.

Sipas tij, ata janë pakurrizorë.

“Alicia Kearns – deputete britanike ‘E tmerruar kur shoh se si BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme nëse hapet Ura e Ibrit. Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente.’ Më shumë kemi mbështetje nga deputetë të Mbretërisë se Bashkuar se nga deputetët e opozitës, të cilët kanë nënshkru marrëveshje për hapjen e Urës, por vazhdojnë me dal kundër hapjes! PAKURRIZORË!”, ka shkruar Basha.

Publikime te ngjashme