Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësimin e saj për kërcënimet e BE-së ndaj Kosovës nëse Qeveria e Kosovës vepron njëanshëm duke hapur Urën e Ibrit.
Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në vitin 2017, dhe ka pyetur pse kjo marrëveshje trajtohet ndryshe nga të tjerat që BE-ja i ka imponuar Kosovës.
Kearns ka kritikuar BE-në për mosveprimin ndaj Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiçiq dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb.
Sipas saj, ndëshkimi i Kosovës për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente.
Appalled to see the EU threaten Kosovo with further negative measures should Ibar Bridge reopen.
This was agreed in 2015 with an implementation date of 2017 – why is it different to the other previous agreements EU is forcing Kosovo to uphold?
The new UK Govt and new EU team…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 15, 2024