Një rast tronditës abuzimi seksual dhe rrëmbimi është zbuluar në Brazil, ku viktimë ka qenë një 12-vjeçare.
Mediat e huaja raportojnë se e mitura u rrëmbye nga pedofili 43-vjeçar Daniel Moraes Bittar, në Luiziana pranë shkollës së saj. Me ndihmën e të dashurës së tij 22-vjeçare Gesielly de Souza Vieira, e mitura u fut me forcë në makinën e pedofilit. Më pas, 22-vjeçarja i vendosi një leckë të lagur me kloroform në fytyrën e saj, në mënyrë që ajo të humbte ndjenjat.