Surroi i reagon Haxhiut rreth postimit për Faton Hajrizin: Deputet që e lartëson një kriminel dhe vrasës që i ka ikur drejtësisë

0 minutes, 56 seconds Read

Publicistja, Flaka Surroi ka reaguar ndaj një postimi të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili u ‘krenua’ për vrasjen e policit serb nga Faton Hajrizi.

Duke e publikuar si “screenshot” shkrimin e Haxhiut, Surroi në llogarinë e saj në “Facebook” shkroi: “Nuk e besova me të ndime derisa nuk e lexova. Ky njeri është deputet i Kosovës – deputet që e lartëson një kriminel (sa nuk e shpall hero), një vrasës që i ka ikur drejtësisë dhe që ka zgjedhur Serbinë për t’u strehuar nga ndjekja.”

Ditën e djeshme, Haxhiu teksa njoftoi se ishte pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Faton Hajrizit, tha se i ndjeri është “shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policin serbë në territorin e Serbisë”.

“Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!“, deklaroi ai.

Faton Hajrizi u vra muajin e kaluar në Serbi, afër kufirit me Bosnjën. Ai ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Publikime te ngjashme