Dy persona sulmojnë një patrullë të Policisë në Dragash

0 minutes, 36 seconds Read

Një patrullë e Policisë së Kosovës në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

Zyrtarët policorë kanë marrë edhe trajtim mjekësor.

SULM NDAJ PERSONI ZYRTAR

Dragash, 08.08.2024-18:10. Patrulla e Policisë, derisa ka qenë duke punuar në një aksident trafiku në rrugën e lartcekur, është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

Publikime te ngjashme