“Herët a vonë Albin Kurti do të hapë urën kryesore në Ibër në Mitrovicë sepse Kosova është shtet i pavarur. Jo për shkak të anëtarësimit në BE, OKB apo ndonjë gjë tjetër, por sepse kështu është bërë nga autoritetet në Beograd, të cilat nuk kërkojnë më asgjë këtu në terren. Beogradi nuk mund të dërgojë më as zyrtarin e tij përgjegjës për Kosovën, Nenad Radosavljeviq”, thotë kryetari i Iniciativës Qytetare Narodna Pravda dhe pronar i RTV Mir, Iz Leposaviq, për gazetën serbe “Danas”.
Komentet e tij vijnë pas ngjarjeve të fundit dhe përpjekjes së Qeverisë së Kosovës për ta hapur Urën e Ibrit për qarkullim të automjeteve.
Radosavljeviq gjithashtu beson se “për ata që e njohin situatën, nuk ka asgjë të çuditshme në atë që po ndodh tani, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia dorëzoi Prishtinës administrimin e serbëve në Kosovë të cilët mund të presin gjëra më keq edhe kur bëhet fjalë për arsimin dhe kujdesin shëndetësor”.
“Beogradi zyrtar fillimisht e mori në dorë fatin tonë dhe të drejtën për të vendosur për gjithçka, pastaj për të dhënë rekomandime, dhe tani është vetëm i shqetësuar për atë që po ndodh. Kurti e bazoi platformën e tij politike mbi të cilën fitoi zgjedhjet në urrejtjen e tij ndaj serbëve dhe pikërisht në këtë qëndrim ai formon opinionin publik të shqiptarëve të Kosovës. Në këtë situatë serbët janë të frikësuar dhe pa vetëbesim sepse nuk shohin perspektivë të mbijetesës së tyre në Kosovë”, pretendon ai.
Ndërkaq, shkruan Danas, kryetari i komunës jugore të Mitrovicës, Bedri Hamza, përndryshe zyrtar i PDK-së opozitare që lëvizjet e fundit të qeverisë së Kurtit i vlerëson si “farsë propagandistike të paramenduar”, pretendon se ura do të hapet, por nuk dihet kur dhe si.