Pamjet dramatike janë regjistruar në rajonin spanjoll të Costa Blanca, ku zhvillohet vrapimi i famshëm i demave, i ngjashëm me Pamplona.
Kafsha e tërbuar vendosi të lëndonte të riun, duke e hedhur në ajër dhe goditur me brirë në trup.
I riu i tmerruar ka vazhduar të tentojë të zvarritet nën gardhin prej druri ndërsa demi vazhdoi ta godiste.
Nuk ndihmoi as përpjekja e njerëzve të tjerë ta shpërqendronin kafshën, raporton dailymail.
Disa e tërhoqën zvarrë për bishti dhe e shkelmuan, por ‘përbindëshi’ ishte i vendosur të lëndonte “rivalin”.
Burri i pafat më në fund ka arritur të gjejë strehë dhe pak më vonë është transportuar në spital./Telegrafi