Ish-ushtari i UÇK-së i cili u arrestua ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani, u lirua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim.
Pas lirimit Ramadani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku përshëndeti të gjithë ata që u interesuan për situatën e tij. Ramdani tha se po bën përshëndetjen nga Çairi i Shkupit.
“Dua qe ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezër të gjakut këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka shqiptarë, që treguan interes dhe kujdes për situatën time. Jam mirë, rehat e shëndosh!
Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit”, shkroi Ramadani.