“Bosh, bosh, bosh”, Blendi Fevziu nxjerr videon: S’më ka ndodhur kurrë ta shoh kështu jugun

1 minute, 22 seconds Read

Një ndër temat për të cilat është duke diskutuar gjatë këtë sezon turistik është fakti i mungesës së turistëve në bregdetin shqiptar për shkak të abuzimit me çmimet. Qeveritarët raportojnë se këtë sezon kemi një “boom” turistësh, ndërkohë një tjetër realitet i trishtë vjen në rrjetet sociale.

Së fundmi, gazetari Blendi Fevziu ka publikuar pamjet nga plazhi më i bukur në jug të vendit, pikërisht nga Gjiri i Gramës, i cili ngjan një “shkretëtirë” e vërtetë.

Kjo video nga gazetari është bërë pikërisht këtë të mërkurë, 31 korrik, ku supozohet që jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Mirëpo, ndryshe nga vitet e tjera, Fevziu na ka treguar se edhe pse ora shënon 15:30 shezlongët janë bosh.

“Meqë ka një debat shumë të madh për çështjen e turizmit në Shqipëri jam në Gjirin e Gramës, Gjirin më të bukur ndoshta të jugut, gji i cili nuk gjen vend nëse vjen në korrik dhe gusht. Është data 31 korrik dhe është ora 3 e gjysmë e pasdites dhe shikojeni si është situata.

Janë dy varka bosh, të gjithë shezlongët bosh. Janë vetëm 5 turistë të huaj në fund që janë duke qëndruar poshtë shkëmbit dhe 8 veta që po hanë drekë dhe po pinë në dy kafet. Është një nga perlat e Shqipërisë krejtësisht bosh, krejt. Nuk më ka ndodhur kurrë që ta shoh gramën kështu, ndoshta vetëm në tetor. Bosh, bosh, bosh tani se kush e ka fajin këtë nuk e di”, thotë Fevziu.

Publikime te ngjashme